Greqia, ligj per lirimin e 3270 te denuarve
Athine - Greqia do te liroje me shume se 3200 te burgosur, per ceshtje te ndryshme penale. Gjate dites se djeshme eshte be e ditur se, shteti grek ka miratuar ligjimin per lirimin e te denuarve, kryesisht per ngjarje te lehta. Ligji i miratuar eshte bere me qellim lirimin e 3 270 te burgosurve, qe ndodhen ne qelit e shtetit helen, te cilet u hodhen ne proteste muajin nentor. Ligji i miratuar ishte pjese e nje marreveshjeje te rene dakord muajin e kaluar per mijera te burgosur qe t'i jepnin fund nje greve 18-ditore ne lidhje me kushtet e veshtira te jeteses. "Ne e mbajtem premtimin tone per t'u dhene te burgosurve nje shans te dyte", tha ministri i Drejtesise, Sotiris Hatzigakis pasi parlamenti e miratoi ligjin. "Amnesty International" tha ne nje raport kete vit se burgjet greke ishin te tejmbushura, kishin nje standard te ulet higjiene dhe se ishin njoftuar raste te keqtrajtimit te te burgosurve. Rreth 6 500 te burgosur hyne ne greve ne burgjet greke duke deklaruar se kushte ne te cilat vuanin denimin ishin te keqija. Pas me shume se dy javesh te burgosurit ne te gjithe Greqine, i dhane fund protestes se tyre ne fund te nentorit.