Italia mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE

Pas takimit me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Italian Mario Monti ka shprehur mbështetjen e tij që Turqia të futet në Bashkimin Europian.
“Për një Europë që ka arritur një shkallë perfeksioni institucional dhe integrim të fortë, por që në të njëjten kohë është e plakur nga ana demografike dhe e lodhur, pa impulse dhe entuziazëm ekonomikisht, Turqia mund të jetë një shembull i rëndësishëm”-ka thënë Monti.