E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i kërkon Penjanit lirimin e amerikanit të burgosur

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se një qytetar amerikan po mbahet i ndaluar në Korenë e Veriut dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij mbi baza humanitare.

Mediat raportojnë se personi ka hyrë në Korenë e Veriut me vizë biznesi dhe është arrestuar tre muaj më parë. Zyrtarët suedezë e kanë vizituar, pasi Suedia përfaqëson interesat amerikane në vendin komunist.

Disa shtetas amerikanë janë burgosur në Korenë e Veriut gjatë viteve të fundit. Nga viti 2009 dy ish presidentë amerikanë, Bill Klinton dhe Xhimi Karter, kanë vizituar Penjanin për të mundësuar lirimin e amerikanëve të ndaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›