E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish lëkundje tërmeti në Japoni

Një tjetër lëvizje sizmike me magnitudë 5.8 ballë e shkallës rihter, është regjistruar në Japoni në orën 10.08 sipas orës lokale në orën 3.08 min sipas orës sonë, me epiqendër në prefekturën e Fukushimas.

Tërmeti pason dy lëkundjet e fuqishme të një dite më parë. Një nga dridhjet e forta të tokës gjatë ditës së hënë, ishte me magnitudë 6.3 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti goditi kryeqytetin e Japonisë dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk pati një alarm për cunam.

Dridhja e tokës u regjistrua pak pas orës 8 sipas kohës lokale. Sipas Agjensisë Japoneze të Sizmiologjisë, lëkundjet ishin me epiqendër 30 kilometra në thellësi në Oqeanin Paqësor, në lindje të Tokios.

Tërmeti ishte i dyti brenda 24 orëve në Japoni. Lëkundjet e regjistruara më herët në ishujt veriorë të Japonisë shkaktuan dy viktima si dhe panik mes njerëzve.
 

Më 11 mars, Japoninë u godit fuqishëm nga një tërmet dhe cunami me fuqi 9.0 shkallë që shkaktoi vdekjen e të paktën 25.000 njerëzve, dhe dëmtoi centralin bërthamor në Fukushima.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›