Te perndjekurit politike te Topi Duam me shume para

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Presidentit Bamir Topi të rritet kuota e dëmshpërblimit financiar për të persekutuarit e rregjimit komunist dhe gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve. Në takimin që u zhvillua në Presidencë, kreu i shtetit premtoi se do të mbështesë personalisht dhe institucionalisht të përndjekurit.
“Ne nuk kërkuam hakmarrje, por kërkuam që populli shqiptar të ketë paqe, vëllazëri, bashkim, por krimi të dënohet nga drejtësia, shoqëria, politika e cila fatkeqësisht ka 20 vjet që hesht”-tha Besim Ndregjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Ish-të Përndjekurve.
Ndërkohë në një tjetër takim që kreu i shtetit zhvilloi me përfaqësues të Parlamentit Rinor nga Shqipëria dhe Kosova, presidenti Topi bëri me dije se Shqipëria dhe Kosova së shpejti do të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
Erjon Ajazi