SHBA i quan jo-legjitime zgjedhjet në Abkhazi

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 17:00
Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur jo-legjitime zgjedhjet që kanë zënë vend në rajonin separatist të Gjeorgjisë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se “SHBA nuk njeh rezultatin apo legjitimitetin e të ashtuquajturave zgjedhje në Abkhazi”.
Në zgjedhjet e së shtunës, të cilat kryesisht janë parë si jo-legjitime, Abkhazia ka zgjedhur Aleksander Ankvaban në postin e presidentit.
Abkhazia është ndarë nga Gjeorgjia pas luftës civile, në vitet 1990-ta.
Por, pavarësia e saj është njohur vetëm nga Rusia dhe një pjesë e vogël e shteteve, pas konfliktit të armatosur Rusi-Gjeorgji, në gusht të vitit 2008.