E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santa Cruz huazohet në Betis

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 19:18

Real Betisi ka njoftuar se e ka huazuar sulmuesin paraguaian, Roque Santa Cruz nga Manchester City. 30 vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2009 nga Blackburn, por nuk i arsyetoi aspak paratë e shpenzuara për të nga ‘Citizens’.

Ai ishte huazuar tek Rovers në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Para se të shkonte në Blackburn, në vitin 2007, Santa Cruz kishte kaluar 7 vjet tek gjiganti bavarez, Bayern Munich.

“Real Betisi vazhdon të përforcohet, para se të përfundojë afati kalimtar. Pas bisedave intensive, klubi ia doli ta marrë hua për një vit Roque Santa Cruzin”, shkruan në uebfaqen zyrtare të klubit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›