E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, identifikohen ushtarët që urinuan mbi talebanët

SHBA - Mediat amerikane raportojnë se janë identifikuar dy nga katër ushtarët amerikanë të shfaqur në videon që i tregonte ata duke urinuar mbi trupat e vdekur të talebanëve.

Sipas raporteve, njësia e përfshirë në incident ndodhet ne kampin Lejun në Karolinën e Veriut, një bazë e rëndësishme amerikane. Sipas CNN, kjo njësi ishte pozicionuar në Afganistan në fillim të vitit 2011 dhe ishe kthyer në vend në shtator ose tetor.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Luan Panetta tha dje se kishte urdhëruar nisjen e një hetimi, duke deklaruar se ushtarët që ishin pjesë e incidentit do të mbanin përgjegjësi të plotë. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se ndiente keqardhje pas publikimit të videos. Nga ana tjeter zyra e presidentit afgan Karzai bëri të ditur se qeveria afgane ishte shumë e shqetesuar nga përmbajtja e videos.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›