Tenton të vrasë të riun se i ngacmoi vajzën, arrestohet
VLORË- Ndërsa, blutë festonin 99-vjetorin e krijimit të policië shqiptare, një person i armatosur ka qëlluar disa herë me armë në qendër të qytetit, duke tentuar të vriste një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, rreth 50 metra larg poliklinikës qendrore.
Vetëm pak orë pas ngjarjes, blutë identifikuan dhe vunë në pranga autorin e krimit, ndërsa shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Mësohet se është arrestuar 45-vjeçari Shkëlqim Zenuni, sipas policisë lokale fillimisht ka rrahur Nertil Rrapajn dhe më pas ka tentuar që ta vrasë. I riu është larguar duke u futur në mes të pallateve, ndërsa agresori e ka ndjekur duke qëlluar në drejtim të tij disa herë por pa mundur ta qëlloj në trup.
Rrapaj ka shkuar me shpejtësi pranë Gjykatës të rrethit dhe i ka kërkuar mbrojtje policit të këtij institucioni. Ndërkohë, Shkëlqim Zenuni dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar me shpejtësi. Më pas, 20-vjeçari është shoqëruar në polici ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Sipas hetuesve të çështjes ngjarja ka marrë shkas për motive banale. Mësohet se Nertil Rrapaj kishte ngacmuar vajzën 15-vjeçare të Shkëlqim Zenunit.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)