Sulm ambasadës italiane në Teheran, Fratini: Gurë dhe vezë

Teheran, 9 shkurt, NOA Ambasada italiane në Teheran
është sulmuar nga dhjetëra manifestues iranianë nën brohoritjet Vdekje
Italisë dhe Vdekje Berluskonit. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm
italian, Franko Fratini, sipas të cilit sulmi është realizuar nga pjesëtarë të
milicisë fetare iraniane, Basixh. Fratini raportoi mbi këtë ngjarje, të cilën e
cilësoi të rëndë gjatë mbledhjes së Senatit në Romë, duke shtuar se incidente të ngjashme kanë ndodhur së fundmi
edhe tek ambasadat e Francës dhe Holandës në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Sipas kryediplomatit italian, protestuesit kanë hedhur gurë në ambasadë, dhe
policia iraniane është detyruar të ndërhyjë për ti penguar ata.
Duket se sulmi ka mbërritur disa ditë pasi
kryeministri italian, Silvio Berluskoni ndërmori një vizitë në Izrael, fakt ky
që mund të ketë nxehur shumë persona në Iran, të cilët mbrojnë politikat kundërshtuese
ndaj këtij shteti në Lindjen e Mesme.
n.e/NOA