E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce 84 vjecari pranon vrasjen perfiton gjykim te shkurtuar

I cilësuar monstra për nga egërsia e krimit dhe përçudnimi i kufomës, Gaqo Dumka nga Korça i ka shpëtuar dënimit kapital me burgim të përjetshëm. Pasi pranoi krimin gjykata e këtij rrethi ka vendosur për këtë ceshtje gjykim të shkurtuar.
Gaqo Dumka, 84 vjeç, vrau dhe gjymtoi Liliana Arapin, një 42-vjeçare nga Bilishti, me të cilën kishte një marrëdhënie prej disa vitesh. Pasi e vrau në dhomë, ai më tej e copëtoi trupin e saj, i cili u zbulua në fushën e mbetjeve urbane në fshatin Ravonik të Korçës. Policia e Korçës identifikoi kufomën dhe arrestoi të dyshuarin kryesor një ditë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa iu desh 6 ditë për të gjetur pjesë të kokës së gruas. Familjarët e Liliana Arapit e tërhoqën trupin e pajetë pa kokë, ndërsa i bënin apel Policisë për të mos ndërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›