E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi sot zbatimi i ndryshimeve ne Kodin Rrugor

Prej mëngjesit punonjësit e policisë rrugore kanë dalë në shërbim të instruktuar për zbatimin e gjobave të reja, të aplikuara për shkeljet që do të konstatohen nga drejtuesit e mjeteve.
Bëhet fjalë për rritjen gati në 3 fishim të gjobave minimale dhe dyfishim për gjobat maksimale, për shkeljet që rezultojnë të jenë shkaku kryesor i aksidenteve me pasojë jetën e qytetarëve.
Kamera e abcneës ka shkuar në autostradën Tiranë-Vorë, ku ka gjetur shërbimet e kontrollit të autostradave të policisë rrugore, në një prej postblloqeve të tyre. Mësojmë se qëllimi kryesor i postobllokut, më shumë, sesa ndëshkimi i qytetarëve me gjobat e reja, është njohja dhe sensibilizimi i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›