Kosovë, Trajkovic: Beogradi fushatë kundër zgjedhjeve
LONDER- Njëra nga udhëheqëset e serbëve të Kosovës Qendrore, Rada Trajkovic, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit paraqesin një rast për mbijetesën e serbëve në hapësirat e Kosovës. Në të kundërtën, tha ajo, serbët do të detyrohen të ikin.
Në një intervistë për BBC-në Trajkovic vlerësoi se serbët e Kosovës kanë nevojë të fitojnë një udhëheqësi që do të jetë e pranuar dhe që do të vendos kushtet për Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, që sipas saj, do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre.
"Ne kemi nevojë të fitojmë udhëheqësi që do të jetë e pranuar dhe që do të vendos kushtet e saj edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën por edhe bashkësinë ndërkombëtare e që do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre për mbijetesë në këto hapësira. Në këtë rrafsh, mendoj se zgjedhjet janë shumë të dëshirueshme dhe në të kundërtën frikësohem dhe në të vërtetë krejt kjo më përkujton një kohë para zgjedhjeve në Republikën Serbe të Krainës, kur shkonin njerëzit nga Beogradi të mbanin mitingje, ku flisnin se nëse dilni në zgjedhje do të humbni Beogradin."
Ajo akuzoi një pjesë të udhëheqjes së serbëve të Kosovës dhe Beogradin zyrtar për një, siç e quajti, fushatë kundër zgjedhjeve lokale në Kosovë.
"Aktualisht dhe për fat të keq fushata më e madhe vjen nga udhëheqësit e vetëqeverisjes lokale që kanë dalë nga zgjedhjet serbe në të gjitha nivelet. Mendoj këtu edhe për ata në veri dhe për ata që ndodhen në enklava. Ata po bëjnë presion, që të mos them respresion, mbi popullatën, po përhapin dezinformata dhe po zhvillojnë fushatë që në thelb ka për qëllim ruajtjen e privilegjeve të tyre përmes përkrahjes së Beogradit për këto institucsione jofunksionale, kurse në anën tjetër po e mbysin idenë se këto zgjedhje vërtetë paraqesin një rast për mbijetesë të serbëve në hapësirat e Kosovës. Në të kundërtën, kam frikë se serbët do të detyrohen të ikin."
(s.g/Bbc/BalkanWeb)