Prurjet shtojnë nivelin e ujit në HEC-e

Shirat e shumtë të rënë gjatë ditëve të fundit, kanë rritur në nivele maksimale ujin në tre liqenet e hidrocentraleve të ngritura mbi lumin Drin.
Nga të dhënat më të fundit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëhet e ditur se niveli i ujit në liqenin e HEC-it të Fierzës është sot 293.72 m, ndërsa prurjet llogariten 500 m3. Në HEC-in e Komanit niveli i ujit është 171.69 m, prurjet 130 m3/s.
Në Vaun e Dejës niveli i ujit ka arritur në 75.28 m, prurjet shënojnë 30 m3/s. METE bën të ditur se prodhimi ditor i energjisë elektrike llogaritet 28.86 milion kW/h, konsumi 22.45 milionë kw/h, ndërsa eksporti 14.4 milion kw/h.