Turqi, bllokohet Partia Shoqërore Demokratike pro-kurte
Gjykata e Lartë e Turqisë bllokoi të premten partinë që ishte pro kurtëve për shkak se kishte lidhje me rebelet kurtë. Vendimi i dhënë për mbylljen e partisë pritet të dëmtojë përpjekjet për dhënien fund të konfliktit të gjatë me separatistët guerilas.
Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht për mbylljen e Partisë Shoqërore Demokratike pasi u akuzua se bashkëpunonte me Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe me grupin e guerilasve separatistë.
Mbyllja e Partisë Shoqëria Demokratike u vendos për shkak të lidhjeve të saj me organizatat terroriste. Gjithashtu një tjetër shkak është se ajo u bë një pikë qëndrore e aktiviteteve kundër integritetit të vendit,", tha gjatë shpalljes së verdiktit Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kiliç.
Përsa i përket këtij vendimi qytetarë vendas shprehën mendime të ndryshme.
"Më vjen me të vërtetë shumë keq përsa i përket vendimit. Një parti që futet në parlament me votat tona nuk duhet të mbyllet. Ky është një sulm kundër demokracisë," tha një banor me emrin Orhan Dijarbakir Altun.
"Mendoj se ky është vendimi duhur, pasi ata u përpoqën në çdo mënyrë të përçajnë vendin tonë," tha Ali Kaya një qytetar nga Stambolli.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, ka punuar shumë në përmirësimin e të drejtave të kulturore të kurdëve me shpresën për t'i dhënë fund një konflikti që ka kushtuar më shumë se 40,000 jetë njerëzish.