E Diel, 1 Nëntor 2026

Kairo akuzon Xhemailin për eliminimin në kupë

 

Blerim Xhemaili mund të largohet nga Torino sidomos pas sherrit që ka raportojnë mediat italiane mes tij dhe presidentit Kairo. Ky i fundit e ka akuzuar se ka qenë pikërisht shqiptaro-maqedonasi ai që nuk ka luajtur si duhet dhe skuadra e Torinos është eliminuar nga Kupa e Italisë në përballjen me Livornon. Xhemaili nuk është thirrur as në kombëtaren zvicerane nga trajneri Hitzfeld për faktin se ky i fundit ka thënë se nuk do të grumbullojë lojtarë që militojnë në kategorinë e dytë. Ndaj Xhemaili kërkon me ngulm largimin nga Torino. Në garë për të janë Palermo, Napoli dhe Milan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›