E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana dhe Haxhi, vetëm një duel kartonash

 

Dy lojtarët shqiptarë, Lorik Cana dhe Altin Haxhi nuk kanë mundur të shkëlqejnë në ndeshjet e djeshme. Mesfushori i Sanderlendit nuk arr-iti të evitojë dot humbjen përballë një rivali prestigjioz si Çelsi. Edhe pse e përfunduan pjesën e parë në avantazh 1-0, blutë e Londrës e përmbysën rezultatin dhe e përfunduan takimin me rezultatin 3-1. Ndërkohë, lojtari i Apoel Nikosia është mundur ndaj Fc Kopenhagenit, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Për më tepër, Altin Haxhi doli nga fusha e lojës me karton të kuq në minutën e 90-të të takimit, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›