E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kërkon bashkëpunim me Pakistanin

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara në Pakistan dhe Afganistan, Mark Grosman, ka deklaruar se paqja në rajon do të varet nga “marrëdhëniet jetëgjata dhe të përcaktuara qartë” mes Uashingtonit dhe Islamabadit.

Deklarata e tij është bërë në kryeqytetin pakastinez, gjatë bisedimeve me zyrtarët ushtarakë në vend.

Grosman ka thënë se është e rëndësishme për të dyja vendet që të bashkëpunojnë nga afër, për të garantuar “siguri dhe përparim” në rajonin e trazuar.

Mediat lokale thonë se presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka kërkuar nga Grosmani të shqyrtojë alternativat për sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara, që godasin militantët e dyshuar.

Ky program i SHBA-së kritikohet ashpër nga autoritetet pakistaneze, të cilat thonë se sulmet nuk janë precize dhe vrasin edhe civilë të pafajshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›