Stërvitje ushtarake në Kaukazin Jugor

Organizata për Siguri të Përbashkët ka nisur stërvitje ushtarake në Armeni të Kaukazit Jugor.
Rreth 2.000 trupa nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani, për pesë ditë, do të bëjnë stërvitje.
Ministri armen i Mbrojtjes, Seiran Ohanian, ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është të krijohet “një forcë rajonale, që mund të neutralizojë kërcënimet eventuale”.
Stërvitjet mund të jenë shqetësuese për dy fqinjët e Kaukazit Jugor-Azerbajxhanin, i cili ka mosmarrëveshje armiqësore me Armeninë për shkak të territorit të diskutueshëm të Nagorno Karabakut, dhe Gjeorgjinë, e cila ka kaluar në një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008 dhe vazhdon ta shohë Kremlinin si kërcënim ushtarak.