Seanca për imunitetin, Xhafa: 6 gushti i imponuar nga mazhoranca

Ka nisur seanca per votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, ku Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli beri nje pasqyre te punes se bere deri me sot per kete ceshtje dhe ka ftuar deputetet te diskutojne, duke vleresuar rolin e votes.
Në bazë të listës së hartuar, i pari që mori fjlaën ishte deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj, i cili e ka quajtur nje debat te njeanshem kete te sotmin per kufizimin e imunitetit.
“Eshte e papranueshme qe te votojme dy here per ndryshimin e kushtetues, nje here ne gusht dhe nje here ne shtator. Askush nuk ka te drejte te spekuloje mbi kete qendrim te qarte”- tha Xhafaj.
Megjithëse mazhoranca edhe opozita kanë miratuar një draft të përbashkët në Këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për këtë cështje, sërish qëndrimi i opozitës mbetet për tu verifikuar gjatë seancës plenare, pasi kërkon që ndryshimet kushtetuese mos të përfshijnë vetëm heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por të bëhen ndryshime të plota që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.
Në këtë drejtim opozita kërkon më shumë kohë dhe që këto ndryshime të votohen bashakarisht me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Mazhoranca këmbëngul se pjesë e këtyre ndryshimeve duhen bërë vetëm pikat në të cilën në Kushtetutë të parashikohet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë.