Lezhë, gjendet trupi i pajetë i një 32- vjeçareje
Kufoma e një 32- vjeçareje u gjet pasditen e sotme në një zonë malore të Lezhës. Vetëm pak kohë pas gjetjes së viktimës, e cila u pikas nga disa barinj në afërsi të fshatit Krajë, policia arriti ta identifikonte atë.
Policia tha se viktima është Dalina Miloti, nga fshati Dajç, e cila ishte deklaruar e humbur prej 3 ditësh.
Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen e të resë, ndërsa konfirmohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e kufomës.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.