E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, larg duart nga Jemeni

Autori i Lajmit: Marc LynchStabilizimi i Jemenit kërkon zgjidhjen e politikave të ndërlikuara të rajonit, jo shqyrtimin e ndërhyrjes ushtarake
Atentatori që u përpoq të hidhte në erë avionin në Detroit dhe që gjoja kishte lidhje me Al-Kaedën (që sipas meje po) në Gadishullin Arabik çoi në rëndimin e situatës dhe thirrjes për “të bërë diçka” për Jemenin. Presidenti Obama thotë se do ti jepet përparësi e madhe bashkëpunimit me qeverinë e Jemenit. Ndërsa kryeministri britanik, Gordon Braun, bën thirrje për një samit global për këtë vend. Xho Liberman paralajmëron se Jemeni është fronti i ardhshëm i luftës. Në fakt, kjo rrezikon të shndërrohet rasti klasik i reagimit masiv që luhet drejt e në duart e një grupi terrorist. Administrata e Obamës, e cila në të vërtetë ka punuar për problemin e Jemenit përgjatë gjithë vitit, tashmë rrezikon të ndjekë edhe një herë tjetër gabimet konceptuale dhe praktike të linjës klasike të kohës së Bushit, ndërsa orvatet për një përgjigje. Për të stabilizuar Jemenin, kërkohet zgjidhja e politikave të ndërlikuara të Jemenit dhe Gjirit, - jo vetëm duke shqyrtuar ndonjë ndërhyrje ushtarake apo zbarkimin e ndihmës së huaj që të shihet se po “bëhet diçka”, por as duke e thjeshtuar problemin deri tek Al- Kaeda apo një problem të zakonshëm. Ndërhyrja ushtarake direkte amerikane në Jemen është kaq absurde sa nuk duhej përmendur fare. Edhe konservatorët hiperintervencionistë të “Uashington Post”-it thonë se “trupat amerikane të këmbësorisë nuk nevojiten për momentin”. Por ato nuk duhet të nevojiteshin kurrë. SHBA-ja është tashmë duke luftuar për të ndihmuar një mision në Afganistan, i cili është karakterizuar - drejt ose jo – si thelbësor për sigurinë dhe interesat amerikane. SHBA, thjesht nuk i ka burimet për të nisur një mision ushtarak në Jemen. Hendeku i thellë mes interesave të gjera amerikane dhe burimeve të nevojshme për të bërë një ndryshim është edhe më i madh në Jemen se sa në Afganistan. Dhe optikat e një ndërhyrjeje tjetër ushtarake amerikane në botën arabe, jo më pak nën sundimin e Obamës, do të ishin shkatërruese për strategjinë e kapërcimit të kufijve të Obamës. Po ta shohim nga një këndvështrim pozitiv, të paktën dërgimi i një sasie të vogël trupash amerikane në Jemen do ta bënte një sulm ushtarak kundër Iranit po aq të mundshëm. Por degët intelektuale për një angazhim të tillë në Jemen janë tashmë atje. Parimi i madh i një sajese të re globale amerikane ka qenë se hapësirat e paqeverisura dhe shtetet e dështuara ofrojnë një parajsë të sigurt për terroristët dhe duhet të mposhten përmes vendosjes së qeverive legjitime të mbështetura nga ndërhyrja ushtarake kryengritëse centriste e popullsisë. Një zgjidhje agresive për Jemenin do të sugjeronte nxitjen e qeverisë së këtij vendi për të përhapur ligjin me forcë në hapësirat e paqeverisura të një vendi të pafund. Kjo do të ishte shkatërrimtare dhe do të provokonte shumë më tepër kryengritje të rebelëve Houthi dhe do të sillte një situatë destabilizuese. Por një zgjidhje më e kujdesshme do të çonte drejt një angazhimi të plotë të qeverisë ashtu siç rekomandohet nga Andreu Exum dhe Richard Fontaine në raportin e Qendrës për Sigurinë e Re Amerikane. Megjithatë, është e rëndësishme që të mendosh me kujdes për natyrën e interesave amerikane atje, llojet e burimeve që nevojiten për të ndikuar seriozisht në dinamikën që i intereson SHBA-së dhe se si veprimet në Jemen do të përshtateshin me shqetësimet më të mëdha strategjike. Unë kam menduar gjithnjë se koncepti global i Qendrës për Sigurinë e Re Amerikane është një recetë për tejzgjatje dhe lodhje, ndërsa kufiri zmbrapset në pafundësi dhe burimet amerikane janë shpenzuar në një tentativë të dështuar për të vendosur rendin në vendet e trazuara të botës. Të thuash se dështimet e shtetit të Jemenit prodhojnë kushtet, të cilat lejojnë disa gjëra të rrezikshme të zhvillohen, nuk do të thotë domosdoshmërisht se kërkohet veprim i gjerë, - bota është plot me rezultate jooptimale përtej mundësive tona për ti riparuar. Vendimet nuk duhet të merren për të përshkallëzuar apo nisur angazhime në Jemen politikisht apo në mënyrë reaguese. Dhe çfarëdo të bëhet do të ishte më mirë të kishte marrë më seriozisht çështjet kryesore politike në Gadishullin Arabik dhe Jemen, ku Al-Kaeda është vetëm një pjesë e vogël e një mjedisi shumë kompleks. Nxitimi për të bashkëpunuar me qeverinë e Jemenit për të “ndalur ekstremizmin”, siç thotë Gordon Braun, sqaron nevojën për të menduar me kujdes dimensionin politik të situatës. Qeveria e Ali Abdullah Salehut është në një masë të madhe problemi, jo zgjidhja. Që prej kohës kur Salehu u zmbraps nga angazhimi i tij për të mos kërkuar zgjedhje të reja dhe manipuloi për të fituar mbi rivalin e tij politik, Faisal, i cili simbolikisht vdiq një javë më parë, sistemi politik i Jemenit ka marrë një kthesë të fortë për keq. Korrupsioni, i cili ka qenë një problem ka arritur kulmin. Në të njëjtin nivel janë dhe abuzimet me të drejtat e njeriut, shtypjen politike, përfshirë dhe një sërë sulmesh ndaj lirive të medies. Shërbimet sekrete të ngathëta kanë shumë për të bërë me sulmet e rebelëve të Houthit. Ashtu siç Hiltermani përmend: “Lidershipi i Houthit e ka portretizuar pozicionin e tij si krejtësisht mbrojtës kundër veprimeve shtypëse të qeverisë dhe sulmeve të ushtrisë jemenite”. Me pak fjalë, bashkëpunimi me qeverinë e Jemenit për të arritur një qeveri të ndershme dhe legjitime mund të duket si një përgjigje e mirë, por nuk ka shumë gjasa që të ketë sukses. Nëse të pëlqen të punosh me Hamid Karzain, do të të pëlqente të punoje edhe me Ali Abdullah Salehun. Qeveria e këtij të fundit është më shumë e shqetësuar me kryengritjen e Houthit, e cila ka nisur që prej vitit 2004, sesa me misionin e AL-Kaedës, edhe pse neve na intereson më shumë kjo e fundit. Qeveria e Jemenit është gjithashtu e shqetësuar për rebelimet në jug dhe për ta mbajtur qeverinë e Salehut në pushtet me çdo çmim. Luftimi i “ekstremizmit” është një formulim i zymtë, i cili i humbet ndërlikimet e këtyre sulmeve të shumëfishta dhe sfidave politike. Qeveria jemenite do të ishte, pa dyshim, e lumtur që të merrte ndihmat financiare dhe mbështetjen amerikane dhe ndërkombëtare për të goditur armiqtë e saj, por mos prisni se do të bëjnë diçka që ti afrohen asaj që ne kërkojmë. Shumë njerëz të zgjuar kanë propozuar që SHBA-ja të mbështetet tek sauditët për të luajtur një rol pacifist dhe stabilizues. Kjo do të ishte gabim, sepse sauditët kanë një histori të gjatë të përzierjes së tyre në çështjet e Jemenit. Dhe kjo nuk shkon asnjëherë mirë. Jemenasit kanë një mungesë të theksuar besimi tek fqinji i tyre më i madh dhe i pasur. Sulmi i fundit i papritur ushtarak saudit kundër Houthit nuk u pëlqeu arabëve apo opinionit publik jemenit, dhe ka qenë temë kryesore e shtypit arab prej muajsh. Edhe nëse janë të injoruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sauditët kanë nxitur gjithashtu një fushatë masive propagande në mbështetje të ndërhyrjes së tyre, e cila i lidh Houthit me Iranin si pjesë e një axhende më të gjerë rajonale – një rigjallërim i tensioneve sunite-shiite, të cilat bënë jehonë në të gjithë rajonin në mesin e viteve 2000. Për më tepër, ata kanë më pak nevojë se kushdo tjetër që të binden se mposhtja e Al Kaedës është në interes të tyre. Arsyeja kryesore se përse Al Kaeda sot është në Jemen, është se sauditët e shkatërruan në mënyrë të pamëshirshme organizatën e tyre brenda territorit saudit pas vitit 2003 dhe shumë nga anëtarët e saj u arratisën në Jemen për tu riorganizuar. Thirrja për më shumë ndërhyrje në Jemen është një recetë për katastrofën. Të tjerë njerëz të zgjuar sugjerojnë me të drejtë se zgjidhjet ushtarake nuk do ta sjellin këtë katastrofë dhe se përgjigjja më e mirë do të ishte më shumë ndihmë për të sjellë zhvillim. Kjo lloj ndihme është diçka e mirë, dhe unë jam dakord përgjithësisht me këtë lloj ndihme qeveritare dhe angazhimi, por Jemeni është një nga vendet më të prapambetura të botës, me një hapësirë të jashtëzakonshme, një terren jo mikpritës dhe ndërhyrje shumë të kufizuar të shtetit. Ai është gjithashtu me një nivel alarmues korrupsioni. Ndihma e zhvillimit që mund ti jepet qeverisë së Jemenit ka shumë mundësi që thjesht të shkojë për ato projekte që e kanë marrë financimin e tyre (shumë prej tyre në Rivierë), ose të shpenzohen diku tjetër si ujë në oqean. Pra, çfarë duhet të bëjë SHBA-ja? Shumë nga ajo që po bëhet në administratën Obama, e cila në fakt ka menduar seriozisht përgjatë gjithë vitit për Jemenin dhe ka punuar në qetësi atje në mënyrë konstruktive, por jo vetëm. Kjo nuk të jep kurrë kaq kënaqësi sa një thirrje e pastër morale për betejë, por administrata nuk duhet as ta teprojë, por as edhe të jetë pasive. Jini të duruar, ndërtoni infrastrukturën e inteligjencës, sulmoni hapur objektivat e Al-Kaedës kur të jenë të disponueshme, por vetëm kur kostot në civilë të jenë minimale dhe shpërblimet të larta, kërkoni ndihmën e aleatëve rajonalë... të zakonshmit. Sidoqoftë, administrata nuk duhet të bjerë në kurthin e mendimit se ajo duhet të “bëjë diçka” për tiu shmangur hartës politike nga e drejta dhe të përfundojë në një angazhim të tepruar... ose të bëjë hapa, të cilat kohët e fundit e përkeqësojnë akoma më shumë situatën.

(Foreign Policy)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 10/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›