Tregtarët e rinj të armëve në Rusi
Autori i Lajmit: Nga Gerrard Cowan Kur liderët rusë, së pari, treguan një interes në blerjen e anijeve të transportit nga Holanda, ministri holandez i Mbrojtjes, Eimert van Middelkoop, tha se ai ishte “i çuditur”. Pse një nga vendet me centralet elektrike të mbrojtjes më të mëdha, prodhuesi i pajisjeve ushtarake më të respektuara dhe frikësuese në botë, donte të blinte pajisje të rënda nga një shtet tjetër? Firma holandeze e ndërtimit të anijeve nuk është kompania e vetme perëndimore me të cilën Moska ka flirtuar muajt e fundit. Përveç asaj ajo ka kontakte me prodhuesin spanjoll të anijeve “Navantia” dhe prodhuesin francez “DCNS”, me “Mistral”-in e fundit si subjekt bisedimesh midis kryeministrit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez, Fransua Fillon, në fund të nëntorit. Propozimet duket të kenë krijuar debat në qarqet politike dhe ushtarake ruse, me shumë liderë që argumentojnë se shteti i tyre nuk ka nevojë që të blejë nga jashtë. Jo më pak se një autoritet si admirali Valentin Selivanov, ish-drejtues i Stafit Kryesor të Marinës, i ka quajtur këto propozime “komplet pa kuptim”. Zv.kryeministri Igor Seçin tha se Korporata e Bashkuar e Ndërtimit të Anijeve mund të ndërtojë një anije me të njëjtin kapacitet si “Mistral”-i. Presidenti i Akademisë së Shkencave Ushtarake, gjenerali ushtarak, Makhumt Garev, këmbënguli se Rusia “duhet të jetë një shtet që e prodhon gjithçka vetë... Nëse jo, ne do ta gjejmë veten të varur nga NATO dhe veçanërisht nga Franca. Do të na duhet të blejmë pjesë të veçanta, të krijojmë një sistem logjistik të bazuar në standardet perëndimore. Kjo, nuk është diçka e mirë për sigurinë kombëtare”. Edhe nëse asnjë kontratë nuk është nënshkruar, fakti që Rusia po konsideron seriozisht për të blerë anije luftarake nga ish-kundërshtarët e NATO-s thotë shumë rreth gjendjes së keqe të prodhimit të tyre në vend. Por ajo çka është më shumë e rëndësishme, është një tregues se sa i madh është vullneti i Evropës për të ndihmuar Rusinë që të modernizojë ushtrinë e saj edhe në kurriz të aleatëve të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Industria e mbrojtjes së Rusisë hyri në periudhën e pas-Luftës së Ftohtë e vjetërsuar, joefiçente dhe e lënë pas nga konkurrentët e saj kryesorë. Marrim për shembull predhën balistike të nëndetëses “Bulava”, e cila po prodhohet për të zëvendësuar një predhë të periudhës së armatimeve sovjetike. Predha ka dështuar testimet 12 herë deri tani, me mangësi të prodhimit për të cilat fajësohet Marina në mungesën e investimeve në industrinë e mbrojtjes. Forcimi i këtij sektori kyç në ekonomi ka qenë një prioritet bazë për Putinin dhe pasardhësin e tij, presidentin Dmitri Medvjedev, të cilët kanë përdorur miliarda rubla në programet e modernizimit. Blerja e armatimeve të luftës nga një shtet tjetër do të ishte një sinjal i qartë që kjo politikë po ecën me ritme të ngadalta ose më mirë po dështon, siç ka bërë të njohur edhe presidenti. "Fatkeqësisht, politika e mbylljes së vrimave është përsëri në rend të ditës, dhe që të jem i sinqertë, ky sektor nuk ka arritur qëllimin për të modernizuar teknologjinë sipas standardeve më të fundit”, - u shpreh Medvjedev përpara industrialistëve të mbrojtjes në tetor. "Kjo ndikon në mënyrë direkte në cilësinë e produkteve të shpërndara tek forcat tona të armatosura dhe në tregjet e jashtme... Kjo është një çështje mbijetese”. Në fakt, marrëveshjet janë kryer me shtete të tjera për të adresuar problemet e industrisë. “DCNS”, për shembull, ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë. André Cherrière, drejtuesi i aleancave në kompani, më tha në fillim të vitit 2008 që “zhvillimi i një marrëdhënieje më aktorët rusë është një prioritet për “R&D”... Në periudhë afatgjatë ka një potencial të vërtetë”. Rusia gjithashtu ka krijuar disa rregullime në partneritetin me kompanitë franceze “Thales” dhe “Safran”, të cilat po përmirësojnë sektorin e “teknologjisë së lartë”; gjysma e avionëve luftarakë “Sukhoi” të shitura në tregjet botërore janë pajisur me pajisjet e “Thales”. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Moska ka blerë pajisje të huaja. Vitin e shkuar ajo mori pajisje për avionë nga Izraeli, të cilat do ta lejonin për të studiuar përmirësimin e versioneve të prodhuara në vend. Por kjo marrëveshje ishte në një shkallë të vogël dhe do të kalonte në hije nga shitja e një anijeje të tipit “Mistral”. Një marrëveshje e tillë ndërmjet Rusisë dhe NATO-s do të kishte pasoja dramatike politike. Ajo do të theksonte emergjencën e një marrëdhënieje normale midis Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës, një nga arritjet në politikën e jashtme të Presidentit të SHBA-së, Barak Obama. Takimet e Këshillit të NATO-s dhe Rusisë janë përsëri në rend të ditës, duke rinisur pas një pezullimi në gusht të vitit 2008 në periudhën e konfliktit Rusi-Gjeorgji. Ish-armiqtë po planifikojnë një rishikim të përbashkët të sfidave të së ardhmes dhe po kërkojnë për të bashkëpunuar në tregtinë e drogës dhe vendosjen e planifikimit të përbashkët të emergjencës. Rusia është një partner i rëndësishëm në luftën në Afganistan, duke lejuar trupat aleate të kalojnë territorin e saj për të arritur zonën e luftës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka kërkuar të furnizojë aleancën me helikopterë, por ska marrë përgjigje deri më tani. Edhe pse do të ishte qesharake që të dyja palët të karakterizoheshin si miq të ngushtë, afrimi është në ajër. Në këtë atmosferë do të ishte më e çuditshme për qeveritë perëndimore që të refuzonin kërkesën ruse për armë, se sa ta pranonin atë. "Do të ishte e pamundur për të bërë thirrje për një stabilitet kontinental në marrëdhëniet me Rusinë, nëse do të refuzonim ti shisnim armë Rusisë. “Një refuzim do të shtonte kontradiktat në vetë argumentimin tonë“, - është shprehur Fillon. Por disa do të luteshin për ndryshim, dhe respektivisht fqinjët e Rusisë. Një anije me helikopterë si “Mistral” e bën Rusinë më të rrezikshme në vendet fqinje si Gjeorgjia dhe Estonia, shtete në të cilat po rilind agresioni ndaj qeverisjes së Putinit. Drejtuesi i Marinës, admirali Vladimir Visotski, ka deklaruar se, nëse forcat e tij do të kishin nën zotërim një “Mistral” gjatë luftës në Gjeorgji, trupat mund të kishin arritur në bregdetin gjeorgjian në 40 minuta, në vend të 26 orëve që u deshën. "Me këtë lloj anijeje destinacioni i vetëm është Deti i Zi”, - deklaroi ministri i Jashtëm gjeorgjian, Grigol Vashadze. “Pasojat mund të jenë shkatërruese... Jemi me të vërtetë shumë të shqetësuar. Nëse francezët do të arrijnë ta shesin atë, ne duhet të marrim masa sigurie nëse kjo anije do të lundrojë në detin Baltik”, - deklaroi në nëntor për televizionin estonez, gjenerali Ants Laneots, komandanti i trupave të mbrojtjes estoneze. Sidoqoftë, këto protesta nuk do të kenë ndikim në zyrat e qeverive evropiane. Ambiciet e Gjeorgjisë për në NATO janë zbehur vitet e fundit, pavarësisht këmbënguljes për të kundërtën nga Rasmusen dhe liderët e tjerë të aleancës. Edhe anëtarët aktualë të NATO-s si Estonia e kanë ndjerë se ndikimi i tyre po zbehet, ndërsa Perëndimi dhe veçanërisht Uashingtoni, po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë. "Ekziston një shqetësim për shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore se NATO-ja nuk po i merr shumë seriozisht”,- shprehet Tomas Valasek, drejtori i politikave të jashtme dhe mbrojtjes në Qendrën për Reformën Evropiane. Ka pak të ngjarë që kjo të ndikojë në rezultatin e bisedimeve aktuale. Shitja e anijeve luftarake Rusisë do të ishte një bum financiar për shtetet evropiane. Anijet tip “Mistral” vlerësohen 400 milionë euro secila, dhe me një kontratë do të sigurohej puna dhe industria në këto vende, pra në Amsterdam, Paris dhe Madrid. Nëse do të ishte dhe një bum politik gjithashtu, kjo mbetet një pyetje me një përgjigje të komplikuar. Derisa të jetë i qartë përfundimi i kontratës, është shumë herët për të përcaktuar se si do të shihej kjo brenda shteteve të Evropës Perëndimore. Liderët e komunitetit gjeorgjian në Francë kanë nënshkruar një peticion për të nxitur kundërshti publike ndaj propozimeve. Por kur të vjen litari në fyt, perspektiva për të forcuar lidhjet për prodhimin dhe furnizimin e gazit, Rusia e rigjallëruar ka të ngjarë të përpiqet të mos shqetësojë disa aleatë të NATO-s me ish-Bashkimin Sovjetik.
(Foreign Policy)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 10/01/2010