SHBA, mbijeton e porsalindura, peshonte sa 2 iphone
UASHINGTON- Foshnja, e treta më e vogla e lindur ndonjëherë në botë dhe që ka mbijetuar, po e merr veten ngadalë, thanë sot mjekë amerikane.
''Ajo erdhi në këtë botë gati katër muaj para kohës'', shtuan ata.
Melinda Star Guido peshonte gati sa dy celularë iPhone, kur u lind më 30 gusht, ndërkohë që duhej të lindej sot.
Falë kujdesit 24-orësh të mjekëve në spital, Melinda ka shtuar në peshë dhe prindërit e saj shpresojnë ta dërgojnë në shtëpi natën e Vitit të Ri.
Nëna e saj, Haydee Ibarra, 22 vjeçe, i tha medias amerikane se "ajo lufton gjithmonë. Të gjithë mjekët më thanë se ajo është shumë e gjallë, gjithmonë kur lufton për jetën e saj".
Ibarra ishte detyruar ta lindte Melindan me prerje cezariane në javën e 24-t të shtatzënisë, për shkak të tensionit të lartë të gjakut që ua rrezikonte jetën edhe nënës edhe fëmijës.
Kur u lind, foshnja peshonte vetëm 270 gramë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: SHBA, mbijeton e porsalindura, peshonte 270 gr