E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi. Bashkimin Shqipëri-Kosovë e vendosin shqiptarët

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi shprehu keqardhje për deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili u shpreh kundër bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

Aleanca Kuq e Zi nënvizoi se bashkimin e shqiptarëve e vendosin vetë shqiptarët dhe jo kryeministrat.

“Kohën e bashkimit e vendosin shqiptarët, jo kryeministrat. Parimi i vetëvendosjes është për popullin, jo për qeveritë.Shqiptarët janë një komb dhe kanë një të ardhme”,- përfundon deklarata e Aleancës Kuq e Zi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›