Chelsea, shuplakë kritikëve

Andre Villas-Boas ka thënë se Chelsea i dha kritikëve të saj një “shuplakë në fytyrë” duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me fitore ndaj Valencias.
Trajneri portugez bëri këto komente pas fitores 3-0 dhe theksoi se ekipi i tij ishte “persekutuar” për rezultatet negative të javëve të fundit.
“Futbollistët e mi meritojnë respekt por nuk e marrin atë. Jemi përballur me presion të madh. Por, tani u kemi dhënë të gjithëve një shuplakë në fytyrë”, tha Villas Boas, ekipi i së cilit fitoi Grupin E.