Turizmi londinez ne krize
Medaljet e arta të Olipiadave në Londër ndalen vetëm në fushat e garave. Qyteti i cili shpresonte të akumulonte me shpejtësi 12 miliardë euro të shpenzimeve për vizitorët e lojrave, po regjistron në fakt një rënie të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një lëkundje kjo që përbën një dëm të madh për aktivitetet e biznesit, sikurse shpjegon edhe përgjegjësi i operatorëve turistikë europianë Tom Jenkins.
“Kemi shënuar një ulje me 30% të prezencës, ka rënë volumi i konsumimeve në restorante dhe më shumë është vërejtur reduktimi i numrit të vizitave në atraksionet turistike. Kush vjen këtu merr vëmëndjen maksimale të rojeve të Torres së Londrës dhe Muzeu britanik është relativisht bosh”, u shpreh ai.
Prenotimet kanë rënë edhe nëpër hotele, por për më optimistët ka që shpreson se rimëkëmbja e sektorit do të jetë në shtator, kur atletët dhe krerët e shteteve do të lënë Londrën.
Parashikimet ishin krejt ndryshe, u fol shumë rreth olimpiadave të Londrës. Por edhe shumë njoftime për të qëndruar larg qytetit për shkak të trafikut që corientuan njërëzit shpjegon Robin Chadha, përgjegjës i një rrjeti hotelerishë.
Rezidentët kanë preferuar të ikin dhe shumë prej tyre kanë dashur të shmangin bezdisjen për të mbërritur në një qytet të stërmbushur me njerëz.