E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, media "heton" mesazhet e Sarah Palin

Gazetarë dhe agjenci të ndryshme të lajmeve në SHBA po investohen në hetimin e mbi 24 mijë faqe e-maile të dërguara nga kandidatja për zv/presidente, Sarah Palin gjatë kohës kur mbante postin e guvernatores së Alaskës.
 

Bëhet fjalë për e-maile të dërguara para vitit 2008, kur ajo u zgjodh për të qenë kandidate për zv/presidente të Shteteve të Bashkuara. Dokumentet u bënë publike të printuara nga autoritetet e Alaskës në mbi 24 mijë faqe.
 

Nga ana e saj, ish-guvernatorja Palin tha se sasia e madhe e e-maileve të dërguara, e përkthyer në faqe të printuara mbi 24 mijë copë, vetvetiu tregon përkushtimin e saj në kryerjen e detyrës.
 

Autoritetet thanë se nga publikimi janë censuruar mesazhet që përfshihen si "sekrete" nga administrata dhe ato personale. Sarah Palin konsiderohet si një kandidate e fuqishme në kampin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›