Vullkani në Kili, paralizohet trafiku ajror

Hiri i vullkanit Puyehue në Kili, vazhdon të mbajë të paralizuar transportin ajror në disa vende të Amerikës Latine.
Sipas mediave ndërkombëtare, aeroporti i Buenos Aires në Argjentinë, ai i Montevideos në Uruguaj dhe ai i Asuncion në Paraguaj vijojnë të qëndrojnë të mbyllur për shkak të hirit vullkanik.
Sipas autoriteteve argjentinase, reja është e gjatë 65 kilometra dhe është në një lartësi prej 12 mijë metrash.