SHBA mirëpret bashkëpunimin me qeverinë “Berisha II”
Zëvendësndihmës/sekretari i Departamentit të Shtetit, Stjuart Xhons i ka deklaruar ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme Lulzim Basha gatishmërinë e administratës së presidentit Obama për të bashkëpunuar edhe më ngushtë me kabinetin e ri të kryeministrit Berisha, në rrugëtimin drejt hapësirave euroatlantike. Urime për qeverinë e re, ministrit Basha i janë përcjellë edhe nga sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së
Ministri shqiptar i Jashtëm Lulzim Basha, ka marrë mesazhe vlerësuese për procesin zgjedhor të 28 qershorit të këtij viti në Shqipëri.
Këto mesazhe janë përcjellë ministrit të jashtëm Basha, nga Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuar Jones, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili ka si qëllim diskutimin rreth politikave në kohën e krizës ekonomike.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Stuart Jones i deklaroi ministrit Basha se mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e re të kryeministrit Berisha si dhe siguroi për mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Gjatë takimit, ministri i Basha bëri një ekspoze të zhvillimeve para dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Ata biseduan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe perspektivën e mëtejshme të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA si dhe për zhvillimet rajonale. Përgëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri si dhe për fitoren e tyre nga Partia Demokratike, ministri Basha mori dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, z. Marc Perrin de Brichambaut.
Dy zyrtarët e lartë kanë vlerësuar këtë proces dhe kanë shprehur mbështetje për qeverinë e re. Gjatë takimi që pati ministri Basha me Jones, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, i deklaroi Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Bashës, se, “pres zgjerimin e bashkëpunimit me qeverinë e re të kryeministrit Berisha”.
Ai e siguroi gjithashtu ministrin Basha për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.
Përgëzime për zhvillim e zgjedhjeve në Shqipëri dhe për fitoren e Parisë Demokratike, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, mori dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së .
Ministri Basha u takua gjithashtu me homologun slloven, nga i cili u njoh me vendimin e qeverisë së tij për hapjen e ambasadën sllovene në Tiranë. Ministri jashtëm slloven garantoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.
...