Zyre te re ankesash
Te panumerta dhe te pafundme kane qene dhe jane ankesat dhe pretendimet e qytetareve per furnizimin me energji elektrike per matjen dhe faturimin e saj. Pas shume vitesh peripecish ne Sarande eshte ndertuar zyra e mirefillte ankesash mbi furnizimin e energjise elektrike menyren e matjes apo te faturimit. Ashtu si ne telefonine celulare edhe elektriku pas nje riorganizimi te vetvetes ka krijuar nje zyre te posacme me tre punonjes qe emertohet zyra e kujdesit ndaj klientit. Mehmet Beshika eshte nje prej punonjesve te kesaj zyre ne te cilen u gjeten qytetare qe benin prezent ankesen e tyre per kete sherbim. Ai thote se jane mesatarisht 30 kerkesa ne dite qe merren nga kujdesi ndaj klientit dhe brenda nje jave vjen edhe zgjidhja. Lidhur me natyren e ankesave te qytetareve Beshika thote se ato prekin nga faturimet me probleme deri te lidhjet e paligjshme. Me krijimin e kujdesit ndaj klientit duket se edhe OSSH e CEZ po aplikojne praktika dhe organizime ne respekt te zerit qytetar qe eshte edhe konsumator edhe pagues.