E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në linjën e Fierzës, veriu pa energji

Zonat në veri të Shqipërisë po prballen sot me mungesën e energjisë elekrike pavarësisht temperaturave të ulëta për shkak të stakimit të një prej arterieve kryesore të rrjetit elektrik që lidh Fushë Arrëzin me Fierzën.
Operatori i Sistemit të Transmetimit konfirmoi se linja është stakuar për shkak të një problem i cili bënte të pamundur shpërndarjen e energjisë elektrike.
Për rrjedhim qarku i Kukësit dhe Tropojës po përballen me kufizime të energjisë elektrike.
OST lajmëroi se punonjësit e saj janë duke kryer riparimet e nevojshme në linjën Fushë Arrëz-Fierze me qëllim riparimin e defektit dhe normalizimin e situatës.
Në Qarkun e Kuksit, Tropojës dhe Dibrës, rrugët nacionale janë thuajse të bllokuara nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›