SHBA nderon Angela Merkelin

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, u nderua në Washington me mirënjohjen më të lartë civile në Shtetet e Bashkuara, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nga presidenti Barack Obama.
Merkel, që është femra e parë kancelare e Gjermanisë së unifikuar, u prit me nderimet më të larta në Shtëpinë e Bardhë.
Në fillim të vizitës së saj në SHBA kancelaria gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin Barack Obama lidhur me temat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe për raportet amerikano-gjermane. Bisedimet janë zhvilluar gjatë një darke në një restorant në Washington, në një atmosferë relaksuese, bëhet e ditur nga qarqet e delegacionit gjerman.
"Unë gjithmonë kam në zemrën time një ngrohtësi për Gjermaninë. Një shkak për këtë ngrohtësi ndaj Gjermanisë është edhe fakti se kam respekt të veçantë ndaj kancelares Merkel. Kancelarja Merkel është e mençur, praktike dhe i besoj kur thotë diçka," deklaroi Obama.