E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selmani dorëhiqet nga kreu i DR-së

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 17:13

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani dha dorëheqje sot nga kreu i partisë së tij, pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 5 qershorit.

Ai theksoi se dorëheqja e tij është akt moral dhe se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve bie mbi të. Në konferencën me gazetarët, kreu i DR-së, gjithashtu ka shprehur faleminderime për votën e dhënë nga qytetarët si dhe për mbështetjen e aktivistëve partiak në zgjedhje.

Me dorëheqjen e Selmanit, pritet edhe shuarja dhe mosfunksionimi i këtij subjekti politik.

Selmani nga burime partiake ka bërë të ditur se do të heq dorë nga politika dhe do ti përkushtohet familjes dhe biznesit së tij.

Kreu i DR-së pësoi humbje në zonën e tij me një diferencë të thellë nga BDI. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›