Zgjohuni! Koha për të votuar Pro
26/05/2005 PIKEPAMJE: Mos lejoni kundërshtarët që t’ju bëjnë budallenj. Kjo ështe kushtetuta e duhur për Evropën
Mjafton të lexosh vetëm nenin 3, për të parë që qëllimi i kushtetutës është të arrijë “një ekonomi tregu shumë konkurruese dhe sociale, që kërkon punësim të plotë dhe progres social”. Kur votuesit lexojnë këtë pasazh, ata kuptojnë se kundërshtarët e dokumentit i kanë çuar ata në rrugë të gabuar – dhe vota pro forcohet
Do të isha i pari që pranoja se teksti i Kushtetutës Evropiane është më i mirë për insomnian sesa pjesa më e madhe e ilaçeve të gjumit që shiten në farmaci. Por në Francë, dokumenti i ka zgjuar njerëzit në një debat të rëndësishëm dhe shumë të vonuar. Teksti, i cili përcakton objektivat, kompetencat dhe organizimin e Unionit, është relativisht i shkurtër – vetëm 60 nene – dhe i projektuar për t’u lexuar thjesht. E megjithatë, kritikuasit e përshkruajnë si komplekse dhe të pakuptueshme, të rrezikshme, madje edhe kërcënuese, pasi ajo përfshin shumë shprehje të “konkurrencës së lirë”. Ata që duan që Franca ta hedhë poshtë Kushtetutën në referendumin e kësaj fundjave thonë se ai është një dokument i një liberalizmi të pakontrolluar ekonomik, që inkurajon hapjen e vendeve të punës jashtë vendit, rrezikon shërbimet publike dhe kërcënon mbrojtjen sociale.
Kjo linjë debati ndihmon që të shtohen votat kundër, por pikërisht se është kundër përmbajtjes reale të kushtetutës, kjo prirje e opinionit mund të ndryshojë. Mjafton të lexosh vetëm nenin 3, për shembull, për të parë që qëllimi i kushtetutës është të arrijë “një ekonomi tregu shumë konkurruese dhe sociale, që kërkon punësim të plotë dhe progres social”. Kur votuesit lezojnë këtë pasazh, ata kuptojnë se kundërshtarët e dokumentit i kanë çuar ata në rrugë të gabuar – dhe vota pro forcohet.
Krijimi i postit të Presidentit me kohë të plotë, në vend të sistemit aktual me rotacion çdo gjashtë muaj, do t’i japë një identitet personal si dhe fokus mediatik Bashkimit Evropian. Gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar, presidentët e BE do të duhet të hartojnë të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë të Evropës, dhe jo thjesht të menaxhojnë sfidat që dalin rrugës. Kjo do të përfshijë garantimin që politikat dhe vendimet merren për t’u vënë në jetë dhe jo thjesht të harrohen pasi shpallen, siç ndodh shpesh sot.
Në mënyrë të ngjashme, ministri i Jashtëm i BE, një tjetër post që krijon kushtetuta, do të paraqesë dhe mbrojë politikat e përbashkëta evropiane. Natyrisht, ka patur dhe do të ketë çështje ku kombet e Evropës nuk do të bien dakord. Por historia tregon se numri i këtyre përjashtimeve ka rënë dhe do të vazhdojë të bjerë me kalimin e kohës. Kushtetuta mandaton gjithashtu që Parlamenti të bëhet një pushtet legjislativ në të drejtën e tij, pa dobësuar të drejtat e posaçme të parlamenteve kombëtarë në shtetet anëtare. Nëse kushtetuta miratohet, parlamenti duhet të miratojë të gjithë projektligjet e BE. Rritja e pushtetit të Parlamentit përbën një përgjigje ndaj kërkesës së publikut për transparencë më të madhe demokratike.
Arsyet për kundërshtimin e kushtetutës ndryshojnë sipas vendit – madje edhe brenda të njëjtit vend. Në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Republika Çeke, kundërshtarët e denoncojnë tekstin si një isntrument të “centralizimit socialist”. Por në Francë, oponentët pretendojnë se ajo do të institucionalizojë konkurrencën e egër dhe çrregullimin e tregjeve. E vërteta qëndron diku në mes të këtyre dy ekstremeve. Ndërkohë që përkrah një ekonomi sociale të tregut, kushtetuta nënvizon gjithashtu objektivat e punësimit të plotë, progresit social dhe mbrojtjes së mjedisit – duke përcaktuar kështu një “model ekonomik dhe social evropian”. Modeli respekton rregullat e konkurrencës së shëndoshë dhe rolin udhëheqës të tregjeve, por sheh edhe nga ata që aktualisht nuk janë aktivë apo të pranishëm në treg, si fëmijët dhe të moshuarit. Ai parashikon ndërkohë pasojat humane të disa zhvillimeve ekonomike, si papunësia, largimi i krahut të punës dhe kërkesat për mbrojtje sociale. Ky model është i tillë që, zë vend në zemër të të gjithë politikave sociale dhe ekonomike të të gjithë qeverive evropiane, qofshin ato konservatore apo socialdemokrate. Për të gjithë këto arsye, edhe votuesit francezë, që vazhdojnë ta konsiderojnë kushtetutën një dokument gjumëndjellës, duhet të largojnë skenarin e makthit, pra të hedhjes poshtë të saj.