E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, në nivelin më të ulët të popullaritetit në histori

Anketat në të gjithë botën kanë konfirmuar mungesën e popullaritetit të Amerikës. Ndaj, mundësia që një person i ri, i pranueshëm dhe modest afrikano-amerikan, të bëhet president, u përshëndet me pranim kudo.

Një anketë e “BBC World Service”, verën e shkuar, në 22 vende (jashtë SHBA-së) tregonte se gati gjysma thoshin se, nëse senatori Obama zgjidhej, ai do të ndryshonte pikëpamjen e tyre për shtetet e Bashkuara plotësisht.

Për tetë vjet, fjala që kanë përdorur vazhdimisht njerëzit në të gjithë botën për të përshkruar qasjen e presidencës së Xhorxh Bushit, ka qenë "arrogancë". Toni në Washington dukej se ishte ai i superioritetit, që shkonte gati në përbuzje. Kujtoni fjalimet e Donald Rumsfeld-it, Paul Wolfowitz-it, apo Paul Bremer-it. Të gjitha lidheshin me pushtimin e Irakut, që u krye duke sfiduar mendimin e shumicës së pjesës tjetër të botës.

Pse e pushtoi Amerika Irakun? "Sepse ne jemi amerikanë," është përgjigja e famshme nga një figurë e lartë në administratën amerikane. Jashtë vendit, shumica e njerëzve do të jenë dakord, ndoshta, me gjykimin e Madeleine Albright-it, kur thotë se "Iraku do të hyjë në histori si vendimi më shkatërrues në politikën e jashtme amerikane - më i keq se Vietnami".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›