E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nisin fluturimet për të lënduarit e tërmetit në Haiti

Porto Prince, 1 shkurt, NOA - Ushtria
amerikane do të rifillojë së shpejti procesin e transportimit të të lënduarve
gjatë tërmetit në Haiti. Fluturimet në fakt u ndaluan të mërkurën, pasi
Florida, aty ku edhe janë dërguar shumica e viktimave, njoftoi për mungesë
kapacitetesh për vendosjen dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve.

Nga ana e tij, guvernatori i Floridës, Charlie
Crist ka kërkuar një shpërndarje më të drejtë të ndihmave financiare për të
lënduarit e Haitit.

Gjatë shpalljes së vazhdimit të fluturimeve,
Shtëpia e Bardhë, tha se partnerët e brendshëm dhe të jashtëm kanë dhënë
siguri se ka kapacitete plotësuese për trajtimin e të plagosurve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›