E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 5 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në New York

Pesë persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa një foshnjë ka marrë lëndime serioze, si pasojë e shpërthimit të një zjarri.
Zjarri i cili i mori jetën pesë personave është shkaktuar në një ndërtesë banimi në lagjen Brooklyn të New Yorkut.
Lajmi u konfirmua ditën e shtunë nga shërbimi i zjarrfikësve, sipas të cilëve zjarri që ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, sipas kohës lokale, ku më pas ka përfshirë me shpejtësi gjithë ndërtesën, në të cilën ndodhej restoranti dhe banesat.
Zjarrfikësit thanë se pesë persona kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë marrë plagë, për shkak të të cilave janë dërguar urgjentisht për në spitalin e afërt.
Në mesin e të lënduarve është edhe një foshnjë. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›