E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra proteston kundër blerjes së të dhënave nga Gjermania

Bernë, 31 janar NOA - Zvicra protestoi sot kundër
blerjes së të dhënave që një informator i ka ofruar autoriteteve gjermane të
financave.

Berlini nuk duhet të paguajë për materiale të
vjedhura, - tha Ministri zvicerian i Mbrojtjes Ueli Maurer në kuadër të
Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Kjo është diçka që nuk praktikohet në
shtetet ligjore.

Nga ana tjetër do të lëkundej thellë besimi im
në Gjermaninë. Me të njëjtën gjuhë u shpreh edhe Ministrja e Financave Doris
Leuthard.

Një informator i ka ofruar autoriteteve
gjermane të financave të dhënat për 1.500 persona që nuk i kanë paraqitur
tatimet, njoftoi dje gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Si kundërshpërblim ai ka kërkuar 2,5 milionë
euro, por vlerësohet se të dhënat që ai posedon do t'i sillnin arkës së shtetit
rreth 100 milionë euro.

Merret vesh se informatori i ka dërguar si
dëshmi autoriteteve financiare të dhënat për pesë persona, citon radio Dojçe
Vele.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›