Ban Ki Mun në Qipro, për negociata mbi bashkimin e ishullit

Nikozi, 1 shkurt, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, mbërrin
sot në Qipro për të dhënë mbështetjen e tij mbi procesin e negociatave për
bashkimin e ishullit. "Erdha këtu për të ofruar përkrahjen time personale
ndaj përpjekjeve të të dy liderëve për zgjidhjen e problemit të Qipros",
ka thënë ai sapo ka zbritur në aeroportin e Nikozisë. Sipas tij, askush nuk
duhet të mendojë se zgjidhja e problemit të Qipros është një gjë e lehtë, por
se zgjidhja qëndron në vullnetin e mirë të palëve vendase për ti dhënë rrugë
asaj.
"Jam i vetëdijshëm se problemi i Qipros nuk është i thjeshtë, por zgjidhja
e tij është në duar tuaja", ka thënë konkretisht Ban Ki Mun lidhur me një
problem të tillë.
Pritet që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të zhvillojë një
takim të posaçëm me presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mehmet
Ali Tallat dhe me Liderin e Udhëheqjes Greko-Qipriote, Dhimitri Hristofia, në
funksion të gjetjes së një zgjidhje të përbashkët për çështjen qipriote.
n.e/NOA