SHBA, një burrë vret tre policë dhe plagos dy të tjerë
Oaklandi -Një burrë nga Oaklandi, Kaliforni vrau dje tre policë dhe plagosi dy të tjerë në dy raste të ndryshme, që filluan me një ndalim në trafik dhe përfunduan me një betejë të armatosur, njoftoi policia. Lovelle Mixon, 26 vjeç, u ndalua gjatë një bllokimi të trafikut në orët e para të pasdites. Mixon që kërkohej për shkelje të fjalës lidhur me akuzën për sulm me armë vdekjeprurëse, hapi zjarr ndaj dy oficerëve të policisë, njeri prej të cilëve vdiq më vonë nga plagët e marra, dhe u largua.
Oficerët e gjetën të dyshuarin më vonë gjatë pasdites në një apartament. Kur një skuadër speciale e Armëve dhe Taktikës hyri me forcë, ai hapi zjarr me një automatik, duke goditur tre policë, dy prej të cilëve vdiqën nga plagët, sipas deklaratës së policisë së Gjirit të San Franciskos. Mixon u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa oficeri i plagosur gjatë ndalimit në trafik është në gjendje kritike.