E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një operacion mrekulli

 

Në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur ajo që mund të përkufizohet si një mrekulli e shkencës, pasi një vajzë 7-vjeçare e sëmurë nga kanceri ka arritur t’i mbijetojë një operacioni që zgjati 23 orë, gjatë të cilit i janë hequr shtatë organe jetësore. Kirurgët e spitalit “Morgan Stanley” në Nju Jork i kanë hequr stomakun, pankreasin, mëlçinë, dy zorrët dhe shpretkën për të zhdukur një tumor malinj të madh sa një top tenisi. Vogëlushja që jeton në Long Island është operuar më 6 shkurt dhe është kthyer tani në shtëpi. Ekipi i mjekëve drejtohej nga profesori Tomoaki Kato. Operacioni ishte i dyti i këtij lloji në botë. Organet e vajzës janë futur në ngrirje pasi janë pastruar për t’u ‘riinstaluar” pjesërisht. Kirurgët mbyllën operacionin me sukses. “Heather është shumë mirë, por do të ketë përpara një jetë me kushtëzime”, tha mjeku Kato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›