E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e mrekullueshme e Lumturi Blloshmit

 

Ajo mundohet të na ofrojë pak optimizëm, edhe pse siç e thotë edhe vetë është një botë burrash. Në vazhdën e programit të saj me artistë bashkëkohorë nga vendi dhe bota, Galeria “ZETA”, në bashkëpunim me Institutin e Artit Bashkëkohor, TICA, paraqet ekspozitën personale të Lumturi Blloshmit. “It’s a Wonderful Life” (“Një Jetë e Mrekullueshme”), titullohet ekspozita e radhës së artistes. Sipas kuratorit, Edi Muka, prej disa kohësh tashmë, Lumturi Blloshmi është në kërkim të pasurimit të praktikës së saj artistike, duke lëvizur në hapësira të reja ekstrapiktorike. “Duke mos e tradhtuar origjinën e saj si piktore, artistja ridimensionon punën e saj përmes futjes së subjekteve të marra nga jeta e përditshme, të përzgjedhura përmes vëzhgimit të pastër instinktiv”. Ekspozita do të sjellë për publikun punë të reja, si dhe disa pjesëza nga seria në vazhdim “It’s a men’s world/ Është një botë burrash”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›