E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tartufi” kosovar vjen në Tiranë

 

Komedia “Tartufi” e komediografit të madh francez, Molier vjen të shtunën në Teatrin Kombëtar. Regjisori Rahim Burhan ka preferuar të vërë në skenë një variant më të shkurtuar të komedisë së Molierit, të cilin e sjell përmes lojës së aktorëve të njohur të teatrove shqipfolës në Maqedoni e Kosovë, si Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Mentor Zymberaj, si dhe një sërë aktorësh të rinj të sapo diplomuar si Blerta Syla, Ikbale Qena, Florentina Ademi etj. Shfaqja e komedisë “Tartufi” në Kosovë është konsideruar mjaft e suksesshme nga mediat Kosovare dhe është ndjekur nga mbi 1000 shikues në tre ditët e shfaqjes. Pas këtij suksesi komedia “Tartufi” vjen për dy ditë radhazi dhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë në datat 14 dhe 15 mars në orën 19:00, në sallën “Kadri Roshi”, në kuadrin e muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›