E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet peshku Drakula

 

Zoologët kanë zbuluar një peshk të vogël me dhëmbë të ngjashëm me ata të vampirit dhe e kanë quajtur Danionella DRACULA, pasi i kanë zbuluar dy dhëmbët e tij të gjatë. Peshku transparent i gjatë vetëm 17 milimetra u gjet në një përrua në Burmën Veriore. Ai është pjesë e grupit cipriniform më formë të ngjashme me atë të krapit dhe është deklaruar si një specie e re. Sipas “The SUN”, dr Ralf Britz, një ekspert zoolog nga Muzeu Natyral Historik i Londrës e përshkroi këtë zbulim si të jashtëzakonshëm. Ai tha se: “Peshku është një nga vertebrorët më të jashtëzakonshëm të zbuluar në dekadat e fundit. “Dhëmbët e Danionella Drakula ishin shumë befasues sepse asnjë nga 3700 speciet e tjera në grupin cipriniform nuk kanë pasur dhëmbë në nofullat e tyre. Në fakt ata i kanë humbur dhëmbët rreth 50 milionë vite më parë”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›