SHBA, vret nënën, nëntë persona të tjerë dhe veten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara, në Alabama, ku një 27-vjeçar vrau të ëmën dhe disa persona të tjerë përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij i ndjekur nga policia. Hetuesit nuk kanë mundur ende të zbulojnë se cili ishte motivi që e detyroi 27-vjeçarin të vepronte në këtë mënyrë. Michael McLendon ka humbur arsyen dhe pasi kishte vrarë të ëmën kishte dalë në rrugë duke qëlluar njerëz të tjerë. Më pas ka marrë makinën dhe është larguar i ndjekur nga policia. Ka arritur të vrasë rrugës edhe dy persona të tjerë dhe pa i lejuar oficerëve të policisë ta kapnin ka vrarë veten. Mes personave të vrarë ishin gruaja dhe djali i një zv/sherifi të Gjenevës, qytet e vogël pranë kufirit të Floridës. Michael McLendon para se të kryente masakrën kishte përpiluar një listë të personave “që e kishin lënduar”. Prokurori i Alabamës, Gary McAliley, tha se lista e emrave të viktimave ishte gjetur në banesën e tij në Kinston. Në listë bënin pjesë edhe kolegë të punës së tij. Vrasësi përshkruhej nga banorët pranë shtëpisë së tij dhe kolegët si një njeri “i qetë” dhe sapo ishte duke u bërë anëtar i departamentit të policisë lokale, por e kish lënë trajnimin në mes.