Bisedimet Prishtinë-Beograd, Kuper viziton Serbinë

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, pritet të mbërrijë javën e ardhshme në Beograd, ka thënë për mediat serbe kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviç.Sipas tij, Kuper do të bisedojë me përfaqësuesit serbë rreth “përfaqësimit rajonal të Prishtinës”.
Të dy palët, sipas Stefanoviç, nuk janë afër zgjidhjes përfundimtare për përfaqësim rajonal, çfarë është edhe kusht për Serbinë për marrjen statusittë vendit kandidat në BE, në muajin mars.
Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në raunde të caktuara në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Kuper.