SHBA nuk dorëzohetpërmbys disavantazhin 2-0
AFRIKE E JUGUT- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë barazuar 2-2 me Slloveninë në ndeshjen e dytë të grupit C. Sfida e luajtur në stadiumin “Elis Park” të Johanesburgut ka qenë një nga më të bukurat e deritanishme, ndërsa amerikanët kanë arritur të bëjnë një gjysmë-mrekulli, duke barazuar disavantazhin 2-0 të pjesës së parë. Sllovenia ndërkohë ka humbur një shans të artë për t’u kualifikuar, pasi më 23 qershor ka një ndeshje tepër të vështirë me Anglinë.
Takimi nisi me Shtetet e Bashkuara në sulm, por ishin ballkanasit ata që shënuan në minutën e 13-të me anë të Birsës, pas një kundërsulmi. Amerikanët u hodhën sërish në sulm dhe krijuan disa raste, por 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë e pësuar sërish, këtë herë me Ljubijankiç. Me një rezultat të tillë, në pjesën e dytë u duk gjithçka e pamundur për ekipin e Bob Bradlit. Por, goli i bukur i Landon Donovan vetëm 3 minuta nga nisja e pjesës së dytë rihapi ndeshjen. Në minutën e 82-të, SHBA-ja barazoi me anë të Majkëll Bradlit, djalit të trajnerit Bob Bradli.
Por, asgjë nuk mbaroi këtu, pasi amerikanët shënuan edhe golin e tretë, i cili u anulua për një pozicion të parregullt, por që në fakt nuk ishte i tillë. Një pikë megjithatë i kënaq amerikanët që në takimin e fundit do të luajnë kundër Algjerisë, me shpresën për të kaluar turin. Gjithçka është e mundur në rast se ata fitojnë dhe Anglia mund sllovenët.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s