Ndalimi i shamisënë shkolla, protestanë Prishtinë
PRISHTINE- Rreth 5 mijë vetë protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin percen islamike në shkollat publike.
Rreth 90% e popullsisë së Kosovës janë myslimanë megjithatë shteti i ri mbetet një vend laik.
Protestuesit, të cilët erdhën në Prishtinë nga të gjitha trevat e Kosovës i bënë thirrje qeverisë të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët.
Me banderola ku lexohej, “mos përdorni shtetin tonë kundër nesh” dhe “komunizmi ka marrë fund” protestuesit marshuan para Ministrisë së Arsimit e cila ka aprovuar këtë vendim.
Protestuesit thanë se percja nuk është një uniformë fetare por një obligim religjioz i cili nuk pengohet nga kushtetuta e vendit.
(e.n/News24/BalkanWeb)