E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton pret Thacindiskutohet perspektivae Kosovës

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, është pritur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton. Në një drekë pune, ata kanë diskutuar për thellimin e përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, thuhet në një njoftim shtypi të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
“Në takim është diskutuar për përshpejtimin e proceseve të reformës dhe atyre integruese në Kosovë. është folur edhe për proceset e bashkëpunimit rajonal, të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe progresin e mëtejshëm në procesin e liberalizimit të vizave dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë”.
Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të avancimit të proceseve pozitive në rajon, të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë”, u shpreh ai. Kryeministri i Kosovës në Bruksel është pritur edhe nga homologu i tij, kryeministri i Belgjikës Yv Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik do ta marrë udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian. Leterme thuhet ne deklarate se e ka konfirmuar mbështetjen për zhvillimin e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të shtetit te ri.
Me këtë rast, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje bilaterale mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Belgjikës, në fushën e transportit rrugor dhe për tranferimin e të burgosurve. Pas pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›